Kampioni i ri i Kosovës, Ferizaj kërkon 20 mijë euro huazim, ja arsyeja! 

Hendboll

Kampioni i ri i Kosovës, Ferizaj kërkon 20 mijë euro huazim, ja arsyeja! 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:52
Kampioni i ri i Kosovës, Ferizaj kërkon 20 mijë euro huazim, ja arsyeja! 

Klubi i hendbollit Ferizaj (femrat), kampion i ri i Kosovës, synon që të merr pjesë në garat evropiane dhe të arrijë sa më lartë.

Një telashe është paraqitur për këtë klub që nuk ka më shumë se dy vite që është themeluar, por që ka thyer të gjitha rekordet, duke u stolis edhe me titullin e kampionit, ku sigurojë edhe të drejtën që të marr pjesë në EHF Cup. 

Sipas drejtuesve të këtij klubit, kryetari Xhavit Morina, iu duhen 20 mijë euro si huazim për të marrë pjesë në garat evropiane. 

Kaq mjete duhet të deponohen në Federatën e Hendbollit Evropian, por këto mjete do të rikthehen pasi që klubi të përfundojë garat evropiane. Në këtë rast, ferizajaset kërkojnë 20 mijë euro huazim nga ndonjë donator, sipas tyre, mjete këto që do rikthehen menjëherë pasi që të përfundojnë garat në Evropë. 

Klubi ferizajas bën apel të bizneset e Ferizajt që ta ndihmojnë dhe shpresojnë se do të befasojnë edhe në garat evropiane si kanë befasuar në Kampionatin e  Kosovës, që ta bëjnë krenar qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat