Isak Osmani për Aziz Makiqin: Pashë mes rreshtash se ju keni përmend se me para mund të blihet gjithçka në Hendbollin e Kosovës

Hendboll

Isak Osmani për Aziz Makiqin: Pashë mes rreshtash se ju keni përmend se me para mund të blihet gjithçka në Hendbollin e Kosovës

Nga: K. G. Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:17
Isak Osmani për Aziz Makiqin: Pashë mes rreshtash se ju keni përmend se me para mund të blihet gjithçka në Hendbollin e Kosovës

Delegati i hendbollit në Kosovë, Isak Osmani, ish gjyqtar, ka komentuar intervistën e hendbollistit më të mirë të të gjitha kohërave, Aziz Makiqi, me titull: “Aziz Makiqi me akuza të rënda: Disa u frikësohen federatës e i veshin pampersin në Kosovë!”

“I nderuar Aziz Makiqi, rastisa në intervistën tuaj për “Bota Sot”, e lexova me kujdes. Pashë deklarata mbase të papritshme dhe të paqëndrueshme. Kam disa fjalë për juve dhe ju lutem merrini drejtë dhe jo tendencioze. Po ju shkruaj si një ndër ata që në rininë e vet është rritur si sportist me shembullin e njerëzve si ju. 

Ndoshta, kjo që po ju them mund të ju tingëlloj si një deklaratë e zakonshme dhe e parëndësishme, por binduni thjeshtë me përzemërsi morra mundin të shkruaj pas kësaj që lexova. Ju them se gjenerata ime ju kemi marrë model në rrugët e ndërtimit si individ me ëndërra dhe vizione të mëdha. Por, kjo deklaratë e sotme sinqerisht më erdhi si e papritur dhe kjo me arsyen e vetme se në sytë e gjeneratës sime, ju keni qenë simbol. Duke qenë se kaq vite i takoj komunitetit sportiv, sa qysh në vitet e rinisë së hershme jam nisur me ëndërra të mëdha dhe kam parë për së afërmi zhvillimet e sportit ndër vite, nuk mund të përkrahë mendimin tuaj. Kam disa arsye për këtë që po ju them. 

Ndoshta, problemi është se jo të gjithë i shohin gjërat në të njejtin kënd. Hendbolli si dhe çdo sport tjetër në Kosovë kanë kaluar DITË TË VËSHTIRA dhe sigurisht se as sot nuk janë në PIEDESTAL. Unë nuk them se qëndrohet aq mirë sa niveli i arritjeve sportive është në pikën IDEALE. 

Natyrisht, ka shumë hapësirë për të kontribuar në të mirë. Ka akoma SHUMË punë për të bërë, ky është fakt i ditur botërisht. Por, miqësisht ju them se nga mendimet e zeza të këtij lloji nuk është aspak e këndshme të ushqehemi. Ushqimet e tilla e helmojnë secilin. Se në KOSOVË ka shumë për të bërë e di gjithë bota, por se kontribuesit më të mëdhenj të kohëve më të vështira, kthejnë mundin dhe djersën e tyre në deklarime të tilla, nuk tingllon aspak mirë. Z. Makiqi, duhet ta dini se të madh ju kemi llogaritur dhe lartë të kemi çmuar. Dijeni një gjë, për mbi 3 dekada ju jetoni jashtë Kosovës, nuk i keni jetuar me ne problemet e TRANZICIONIT. Gjithmonë prej jashtë është më lehtë të bëhen diskutime.

Po të ishte aq rrezik, sa para hyrjes në Federatë të vishet dikush me “pancir” ashtu siç ju keni thënë, binduni ka njerëz që do të kishin ngritur zërin. Ju kujtoj i nderuar se ne i takojmë gjeneratave të rezistencës dhe bashkëjetesës me luftën dhe frikën e shfarosjes nga okupatori, na ka kalitur koha, e sidomos gjeneratës sime në asnjë rrethanë nuk i duhen “pampersat” siç jeni shpehur ju.

E vërteta është se për secilin ka gjithmonë vend, kudo në çdo kohë dhe rrethanë. Por, se tashmë në kohën e avancimit, në këtë vit, askush nuk shenjtërohet dhe as nuk mund të vlerësohet si “pejgamber” siç keni thënë ju.

Pashë mes rreshtash se ju keni përmend se me para mund të blihet gjithçka në Hendbollin e Kosovës. Por, në sferën kombëtare dhe ndërkombëtare, arritjet e FHK-së janë mund dhe meritë. Kjo pasqyrohet edhe në ranglistën e IHF-së.
Kush më mirë se ju, e di se në sferën ndërkombëtare nuk arrihet me para. Por, edhe po të ishte e mundur, FHK-ja s’është aq e pasur sa të blej një vend në ranglistën e IHF-së.

Në sytë tuaj, mbase çdo gjë është e dobët dhe e mbrapshtë dhe rezultatet zero, por kam një shembull të gjallë që thotë ndryshe. Reprezanticioni i Kosovës në kategorinë U21, ka garuar në pjesën finale në Kampionatin Botëror, nëse kjo nuk quhet historike, çka tjetër është sipas jush?!.

Nga ju, nga unë dhe nga të gjithë ne që në një formë ose tjetrën kemi qenë ose jemi pjesë e këtij sporti, kërkohet motiv dhe frymëzim për ata që aktualisht mundohen për arritjet e këtij sporti ose çdo tjetri dhe jo pesimizëm dhe nënvlerësim.
Secili do të kishim dashur të jemi aty ku janë shtetet e mëdha sa i përket arritjeve, por nuk është diçka që arrihet mrekullisht me shkop magjik.
Një thënje e urtë thotë “mos pyet se ç’ka bërë shteti për ty, por ti ç’ke bërë për shtetin”!”, komenton në një shkrim të gjatë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat