Beqiri: Aziz Makiqi e unë kemi luajtur në ligën me të fortë në botë, ju jeni amatorë! Si trajner me Kombëtare e shkrova historinë 

Hendboll

Beqiri: Aziz Makiqi e unë kemi luajtur në ligën me të fortë në botë, ju jeni amatorë! Si trajner me Kombëtare e shkrova historinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:15
Beqiri: Aziz Makiqi e unë kemi luajtur në ligën me të fortë në botë, ju jeni amatorë! Si trajner me Kombëtare e shkrova historinë 

Florent Beqiri, ish hendbollisti i mirënjohur dhe ish selektori i kombëtares së Kosovës (femrat), kur sheh sot se kush po bën analiza të hendbollit e po i tregojnë për këtë sport, po habitet.

Beqiri po çuditet me ata që po mundohen të flasin për legjendat që luajtën në ligën më të fortë në botë, e që nuk janë rangu i tyre. 

Beqiri iu bën me dije komunitetit të hendbollit, se ai ishte si selektor që bëri historinë e sot mundohen t’ia fshehin rezultatet apo t’ia humbin meritat nga xhelozia. 

“Jo që ka qenë emër po asnjëri deri me sot nuk mundet as mu afruar kualitetit që e ka pas Aziz Makiqi apo neve në përgjithësi. 

Këta askund në Evropë nuk munden me luajtur, se nuk kanë thjeshtë kualitet, janë amatorë, derisa ne kemi luajt në ligën me të fortë në Europë "Liga e 1 Federative të ish Yug", me fjalë tjera kemi jetu prej hendbollit.  Lojtarët tanë nuk munden me luajt askund në Bundesliga e jo në Europë? Se në Europë luan në ligë amatore ku të don, prej ligës 4-të.  Se 1, 2, është Bundesliga, pastaj vjen e Bundesliga III, pastaj Hamburg Liga etj...

Aziz Makiqi u dallu në ligën më të fortë në botë

Cili prej tyre po luan në Bundesligë, Kjo tregon ku kemi qenë ne apo ku janë sot lojtarët tanë me kualitet? Qe unë si lojtarë, si trajner kam shkru histori i "pari" me përfaqësuesen e Kosovës femra”, thotë Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

“Sikur tash Majlindën (Kelmendi) dikush me ulë? Krejt salla u çonte në këmbë, këtë e din edhe Ferizaj edhe Mitrovica, nga 4.000 shikues.

Derisa këta amatorë  me përbuzë apo me vlerësu dikënd që s’është rangut tij,, se rrok hiq”, tha Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat