Kur Hasan Bajrami thoshte: Mund ta ‘turpërojmë kombin’! Ja arsyeja

Hendboll

Kur Hasan Bajrami thoshte: Mund ta ‘turpërojmë kombin’! Ja arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:08
Kur Hasan Bajrami thoshte: Mund ta ‘turpërojmë kombin’! Ja arsyeja

Hasan Bajrami ka qenë prej hendbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e 80-ta. Bajrami i takon gjeneratës së artë në vitet e 80-ta, ku ka luajtur me sukses të madh në ish Borcin e Ferizajt (sot Kastrioti) kur garonin në ligën e parë ish jugosllave, po ashtu në Pelister të Manastirit etj.

Ai ka qenë gjeneratë e jashtëzakonshme së bashku me Aziz Makiqin, Basri Tupellën, Bujar e Besim Qerimin, Sefedin Reçicën, Afrim Rexhepin, Verim Zherkën, Ratomir Tomoviqin etj. 

Se Hasan Bajrami është largpamës nuk do koment, kur me 10 korrik, ditë e hënë, e vitit 2000, e dha intervistën për autorin e këtij shkrimit, fjalët e tija sot janë realitet. 

Kur Hasan Bajrami luante në sallën e Ferizajt, sot “Bill Clinton”, nuk kishte as bileta për të të gjithë, sepse shiteshin aq shpejt e në kohë e rekorde, e disa sot që luajnë e kanë luajtur pas lufte, shtrohet pyetja a kanë pasur fatin që të luajnë para shikuesve që kanë ble bileta me u fut në sallë, përveç që kanë pagu biletë autobusi për të shkuar për të kryer ndonjë shërbim në qytet!      
Ja çfarë thoshte Bajrami me 10 korrik të vitit 2000, kur kishte dridhur edhe komunitetin e hendbollit. E kishte fjalën për cilësinë në kohën e pasluftës, që dorën në zemër ka pasur cilësi më shumë se sot e nga rreth 1000 e deri 1500 shikues  gati kishim në shumicën e ndeshjeve, për dallim nga sot që nuk kemi as cilësi as nga 50 shikues në salla, e kam fjalën deri para pandemisë!

”Fajin për këtë e bartin trajnerët, arsimtarët, të cilët aspak nuk kanë punuar me të rinj. Kështu hendbolli kosovar është baraz me hendbollin e Shqipërisë, i njëjti nivel është edhe në Belgjikë, që është e fundit në Evropë.

Vetë mosha mesatare e hendbollistëve (35-vjeçare), tregon se çfarë perspektive ka hendbollin ynë. Këtë mund ta konsiderojmë si një katastrofë të hendbollit tonë. Duhet të zbulojmë talente të rinj. Në qoftë se duam të avancojmë hendbollin, atëherë biznesmenët duhet të investojmë mjetet e tyre rreth zbulimit të talenteve të rinj”, kështu tha Bajrami në vitin 2000.

A mund të luajmë në arenën ndërkombëtare me cilësinë e hendbollit tonë, ai thotë (viti 2000): Jo, jo, sa i përket kupave evropiane, ne s’kemi hendbollist për një garë të tillë. Ne kemi hendbollistë që mund të luajnë me një Shqipëri që ka hendbollin mbrapa (të pazhvilluar)! Të zhvillojmë gara në kupat evropiane me këta hendbollistë me moshë mesatare rreth 35 vjeçare mund ta “turpërojmë kombin”.

Deklaratat e Hasan Bajramit edhe pas 20 viteve janë realitet, Besa Famgas po ka probleme sepse nuk ka më kë luan në ligë, me përjashtim ndonjëherë Prishtina që i bën rezistencë, të tjerat i mund sa të do.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat