Mos fol Tefik Mikushnica, mos fol!

Hendboll

Mos fol Tefik Mikushnica, mos fol!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:23
Mos fol Tefik Mikushnica, mos fol!

Dikush pyeti pse po hesht Tefik Mikushnica, ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll, që ka qenë prej trajnerëve më të suksesshëm në vendin tonë, njeriu që e njeh në thelb hendbollin. 

Ai ka vite që po hesht dhe as që do të merret me këtë mjegull e këto aventurat që po sillem në vitet e fundit, që hendbolli ka rënë shumë në cilësi, është liga më e dobët, më së miri e tregon sa shikues i kemi.

Klubet mezi ekzistojnë hiq Besa Famgas nga Peja dhe Istogu që kanë kushtet më të mira. 
Mos fol Tefik Mikushnica, kjo është zgjidhja më e mirë.

Mikushnica ka qenë pjesë e Kosovës së Vushtrrisë, në rolin e trajnerit, kur atëkohë skuadra ka qenë shumë e fortë në ligën e dytë ish jugosllave, pra në fundvitet e 80-ta dhe krenari jo vetëm e qytetit!

Po sot ku e ka krenarinë Vushtrria, Ferizaj, Mitrovica, Gjilani, Gjakova? Nuk ka një herë krenari, se na lanë pa krenari! Mikushnica, te lutem mos fol, sepse jeni një personalitet dhe një njeri i madh i sportit, se po e çon peshë opinionin.  Rri në qetësi verore, mos e hallakat komunitetin e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat