Istogu po mendon dhe shton stresin të qytetarët, të hënën fjalën e fundit!

Hendboll

Istogu po mendon dhe shton stresin të qytetarët, të hënën fjalën e fundit!

Nga: K. G. Më: 11 korrik 2020 Në ora: 23:11
Pamje nga një ndeshje

Klubi i hendbollit Istogu (femrat), të hënën (me 13 korrik) do të jap fjalën e fundit, do të marr apo jo pjesë në garat evropiane. Istogu mban në stres qytetin e vet por edhe komunitetin e hendbollit, sepse nëse nuk marrin pjesë në Evropë, padyshim se është humbje e madhe për gjithë hendbollin.

"Të hënën afati i fundit për ta konfirmuar pjesëmarrjen në garat evropiane!

KHF 'Istogu' vendimin për pjesëmarrje apo mos pjesëmarrje në garat evropiane do ta merr të hënën në konsultim me zyrën e kryetarit të komunës së Istogut dhe drejtoratit të sportit në Istog.

Të hënën është afati i fundit për të dorëzuar aplikacionin në Federatën Europiane të Hendbollit për pjesëmarrje në ligat evropiane.
Drejtuesit e KHF 'Istogu' thanë që këtë të hënë bashkërisht me zyrën e krytarit të komunës së Istogut z.Haki Rugova, drejtorinë komunale për sport në Istog dhe donatorët do ta marrin këtë vendim.
Zhvillimi i garave në pandemi ka qenë i mundimshëm dhe me i gjatë ,e jo normalisht si herave tjera.

Këto angazhime, pa mundësia për të inkasuar nga donatorët mjetet e planifikuara, dhe mungesa e mbështetjes finaciare nga shteti e ka lodhur finaciarisht KHF 'Istogu'.

Gjë e cila u vërejt edhe në pjesën finale të kampionatit ku skuadra nuk e kishte freskinë që jemi mësuar ta shofim gjatë gjithë vitit, dhe rezultati nuk ishte i pritshëm.

Si pasojë e gjithë kësaj dhe rrethanave në të cilat jemi do të marrim një vendim të përbashkët për pjesëmarrje në kupat evropiane që është në interes të KHF 'Istogu'.

Ky vit e favorizon KHF 'Istogun' pasi që për herë të parë do të kishte mundësin të zhvilloj ndeshje në palestrën e qytetit në Istog, e cila është në përfundim e sipër.

Tri vjet me radhë Istogu ka qenë rast i veqantë për garat evropiane, pasi që ka qenë skuadra e vetme që nuk ka pasur palestrën e saj.

Por situata e krijuar pas pandemisë nuk është shumë inkurajuse dhe në favor të KHF 'Istogu' dhe vendimi pritet të jetë komform kësaj dhe vendimeve të Istitucioneve të komunës sonë", thuhet në njoftimin e Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat