Prishtina qe shtatë vite pa trofe, ku është problemi?

Hendboll

Prishtina qe shtatë vite pa trofe, ku është problemi?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 11:33
Prishtina qe shtatë vite pa trofe, ku është problemi?

Është edicioni i fundit 2012-2013 kur Prishtina fitoi kampionatin dhe Kupën e Kosovës, nga ajo periudhë gjithnjë e më shumë shtohen vuajtjet në këtë kolektiv për trofe!

Shtatë vite pa trofe klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt), nuk është edhe pak apo gati po futemi edhe në një dekadë. 

Nuk është edhe pak sepse Prishtina në përbërjen e saj ka pasur edhe shumë reprezentues e një gjenerate të lakmueshme! 
Edhe këtë vit mbetet pa trofe, ky është edhe një dëshpërim për tifozët “Plisat”. 

Image

Kampionët nga viti 2013-2014

E para, Prishtina ka pasur të gjitha kushtet e mira në vitet e fundit, duke iu falënderuar Edi Kolgecit, president i klubit apo njeriu më shembullor që njihet në hendbollin tonë. E dyta, Prishtina ka pasur lojtarë të mirë, por çfarë nuk shkoi? 

E treta, nuk është arsye se Besa Famgas nga Peja ka pasur dy lojtarë të huaj, si Prcen e Kukrikën. 
Sepse nëse në Kosovë kampionin e vendosin lojtarët mbi moshën 38 vjeçare, vaj halli për ne. 

Image

Fituesit e Kupës 2013-1014
Edhe Istogu femrat i kishte katër lojtare të huaja, por Ferizaj me trajnerin Sami Çerkinin u bënë kampionë. Apo në vitin e kaluar Verim Zherka ka qenë trajner i Kastriotit të Ferizajt, por e mori Kupën e Kosovës ndaj Besa Famgas.

Një Prishtinë që shtatë vite pa trofe, me kushte të mira, me lojtarë cilësor, a thua ku qëndron problemi? Jo edhe gjithmonë fati sportiv ta kthen shpinën. Diçka nuk po i shkon Prishtinës!   A thua ku është problemi? A duhet të kënaqet Prishtina gjithmonë me vendin e dytë? Ky mossukses duhet të analizohet pse dhe kush është fajtori?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat