Kosovën pesë ekipe do ta përfaqësojnë në kupat evropiane në hendboll.
Te meshkujt, Kosovën e përfaqësojnë kampioni dhe fituesi i Kupës, Besa Famgas nga Peja dhe nënkampioni Prishtina.
Te femrat do të paraqiten tre ekipe, kampionja Ferizaj, fituesja e Kupës Vushtrria dhe nënkampionja Istogu.
Të gjitha skuadrat do të jenë pjesë e EHF Cup, bëhet e ditur nga Federata e Hendbollit e Kosovës.