Pesë skuadra konfirmojnë pjesëmarrjen në kupa evropiane

Hendboll

Pesë skuadra konfirmojnë pjesëmarrjen në kupa evropiane

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 17:15
Ilustrim

Pesë skuadra kosovare të hendbollit e kanë konfirmuar paraqitjen në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm, 2020‚1.

Afati i fundit për konfirmim të pjesëmarrjes ishte në fillim të javës.

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka pasur të drejtën e prezantimit me tetë skuadra në Evropë, katër në konkurrencë të meshkujve e katër në konkurrencë të femrave.

Kampioni te hendbollistët, Besa Famgas, është paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Besa e ka pasur të drejtën e garimit në Ligën Evropiane (EHF European League), por ka vendosur për Kupën Evropian

Prej klubeve të hendbollistëve edhe Prishtina do të garoj në Kupën Evropiane.

Ndërkohë në konkurrencë të femrave në Kupën Evropiane do të garojnë kampioni, Ferizaj, fituesi i Kupës, Vushtrria si dhe nënkampioni dhe finalisti i kupës, Istogu.

Edhe Ferizaj si kampion e kishte të drejtën e garimit në Ligën Evropiane. Por ka vendosur që të garojë në Kupën Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat