Ministrja Dumoshi: E gëzofshi palestrën! 

Hendboll

Ministrja Dumoshi: E gëzofshi palestrën! 

Nga: K. G. Më: 17 korrik 2020 Në ora: 14:54
Ministrja Dumoshi: E gëzofshi palestrën! 

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, përgëzoj banorët e fshatit Samadrexhë për palestrën e re sportive.  

“Bashkë me zëvendësministrat Zefaj dhe Grabovci, kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe sportistë inauguruam Palestrën e Sportit në Samadrexhë, në vatrën e sportistëve të mëdhenj. 

Kjo Palestër do të rris sportistë që do të ngriten lartë nëpër majat e sportit në botë.

Image

Jam e përkushtuar maksimalisht të krijoj mundësi për përmirësimin e infrastrukturës së sportit në Kosovë dhe do të punoj në modernizimin e objekteve sportive të cilat u përshtaten standareve evropiane për ta rritur cilësinë e sportit në Kosovë.

Image

Hapja e kësaj palestre është lajm i mirë për të gjithë qytetarët vushtrrias në veçanti për sportistët.
E gëzofshi!”, shkruan Dumoshi në profilin e saj të facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat