FHK-ja për të madhështuar ceremoninë dhuroi 20 topa të hendbollit për të pranishmit

Hendboll

FHK-ja për të madhështuar ceremoninë dhuroi 20 topa të hendbollit për të pranishmit

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 16:40
Izet Gjinovci

Fshati i njohur për skuadrat e hendbollit, Samadrexha e Vushtrrisë, është bërë me palestër sportive. Dihet që Samadrexha ka dhënë shumë për hendbollin kosovar, për dekada të tëra, si në konkurrencë të meshkujve ashtu edhe të femrave.

Samadrexha vazhdon të ketë skuadrat simpatike në të dy konkurrencat dhe hapja e palestrës në këtë fshat sportiv vetëm sa do t’i jap hov zhvillimit të hendbollit.

Përurimi i palestrës në Samadrexhë është bërë të premten. Pos ministres për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, morën pjesë edhe zëvendës ministriat Arbër Grabovci e Engelbert Zefaj, drejtori i Departamentit për Sport, Ibër Alaj, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, drejtuesit e FHK-së, Enis Idrizi (nënpresident) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm) dhe shumë zyrtarë e të ftuar të tjerë.

Image

Në një atmosferë impozante, të denjë për një fshat sportiv si Samadrexha, u zhvillua ceremonia e përurimit të palestrës. Nga një fjalim rasti e mbajtën edhe nënpresidenti i FHK-së, Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, që e vlerësuan këtë një ditë të shënuar për Samadrexhën, Vushtrrinë, por edhe për komunitetin sportiv në vend.

Për historikun e pasur të këtij mjedisi foli veterani i hendbollit, Ferat Basholli.

Image

FHK-ja për të madhështuar ceremoninë dhuroi 20 topa të hendbollit për të pranishmit, që u hodhën te shikuesit nga Dumoshi, Tahiri dhe të tjerët.

Kështu komuniteti i hendbollit po bëhet edhe me një palestër në një vend që ka ofruar gjithnjë hendbollistë cilësorë. Është ky edhe një sukses i përbashkët, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë. Do të përfitoj Kosova dhe të rinjtë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat