Dëshmitari sqaron edhe këtë rast të Kombëtares së Kosovës

Hendboll

Dëshmitari sqaron edhe këtë rast të Kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2020 Në ora: 14:23
Dëshmitari sqaron edhe këtë rast të Kombëtares së Kosovës

Në ditët që i lamë pas ka pasur polemika të mëdha në lidhje me Kombëtaren e Kosovës në hendboll (meshkujt), me rastin e një fjalosje gjatë darkës në Itali.

Dëshmitari sqaron edhe një rast të vitit 2015, se si ka ardhur deri te përplasja mes selektorit të kombëtares së Kosovës Alfred Llazarit dhe hendbollistit Enis Kabashi.

“Ishim në darkë! Dëgjova fjalosjet mes Llazarit dhe Enis Kabashit! Ata u përlanë gjatë darkës! E ndjej për obligim, që ta sqarojë se çfarë fillimisht i tha Llazari Kabashit.  

E dëgjova Llazarin kur thotë: “Këtu të gjithë jemi njësoj, nuk ka privilegje për dikë e për dikë jo, nuk ka privilegje pse është  djali i Taib Kabashit.

Llazari e ka sulmuar i pari duke e akuzuar për privilegje e pastaj edhe për lojë të dobët. Nuk do të tregoj më shumë, se nuk ka kuptim, pse Llazari i tha për privilegj, le të mbetet çështje e mbyllur, qoftë e kaluar”, sqaron edhe këtë rast dëshmitari.

Dëshmitari një ditë më parë ka deklaruar: “E respektoj Makiqin, por nuk është e vërtet se Llazari u sulmua! E vërteta është, se në darkë kemi qenë dhe Llazari i pari ka fillu me fol, duke akuzu Enis Kabashin.

Tana, Enisi u çu me fol, nuk deshtën me lënë me fol Enisin, por Taibi Kabashi, tha se duhet me fol se iu ka përmend emri.

Enisi i thojke Llazarit: ‘T’i nuk din kurrgjë për trajner, krejt Taib Kabashi të mëson, krejt ky ti tregon aksionet. E respektoj Makiqin, por nuk është e vërtet se Llazari u sulmua! E vërteta është, se në darkë kemi qenë dhe Llazari i pari ka fillu me fol, duke akuzu Enis Kabashin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat