Omer Besimi - njeriu që ka dhënë shumë në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Omer Besimi - njeriu që ka dhënë shumë në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:28
Omer Besimi - njeriu që ka dhënë shumë në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e 90-ta, janë vitet që nuk do të fshihen kurrë nga kujtesa e secilit shqiptarë që përjetoi terrorin nga pushtuesi serb.
Sporti është organizuar ashtu si munden dhe ka mbijetuar falë sakrificës të të gjithë sportistëve shqiptarë dhe veprimtarëve sportivë të Kosovës. 

Sporti nuk do të kishte forcën pa sponsorët e donatorët në vitet e 90-ta. 

Omer Besimi i takon Gjeneratës së Republikës! Besimi ka dhënë shumë në vitet më të vështira (1991-1999) po ashtu edhe pas luftës, edhe sot është aktiv përkundër që ka disa telashe shëndetësore.
Omeri kurrë nuk kurseu nga xhepi i tij për sportin e Republikës së Kosovës. 

Jo vetëm Prizreni por e tërë Kosova sot betohet në kokën e tij dhe të vëllezërve të tij, për kontributin që kanë dhënë financiarisht për shtetin e Kosovës. Omeri nuk u ndal asnjëherë, përkundër se ishte halë në sy gjithnjë nga regjimi kriminal serb.

Omer Besimi jo vetëm që e kishte ndihmuar KH Prizrenin në kohën e okupimit, por në përgjithësi sportin dhe kudo që e kishte kërkuar nevoja në shërbim të shtetit! 

Donator e aktivist së bashku me vëllezërit e tij, Enverin dhe Naimin. Omeri ka qenë edhe anëtar i bordit të FHK-së, duke kontribuar shumë.  

Omeri së bashku me mijëra sportistë, në vitet e 90-ta, sakrifikuan dhe i rezistuan okupatorit serb, duke i zhvilluar me sukses garat e Republikës së Kosovës. Kohë e pa kohë sepse ndeshjet i zhvilluan në fusha dhe salla të improvizuara e vazhdimisht të përndjekur nga milicia serbe.   

Padyshim që duhet veçuar edhe suksesin e madh që ka pasur me KH Prizrenin. Ai ishte më i merituari që Prizreni në vitin 2000 ishte fitues i Kupës së Kosovës. Omeri sot ndihet krenarë për gjithë atë çka i dha sportit dhe shtetit të Kosovës dhe që i sheh sportistët e sportistet duke lozur të lirë në stadiumet dhe palestrat sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat