Në muajin nëntor ndeshjet europiane Istogu do t'i zhvillojë në palestrën e qytetit - Bota Sot
Në muajin nëntor ndeshjet europiane Istogu do t'i zhvillojë në palestrën e qytetit

Hendboll

Në muajin nëntor ndeshjet europiane Istogu do t'i zhvillojë në palestrën e qytetit

Nga: K. G. Më: 19 korrik 2020 Në ora: 23:19
Në muajin nëntor ndeshjet europiane Istogu do t

Skuadra e Istogut ka bërë të ditur lajmin e madh për dashamirët e saj, se në muajin nëntor do t’i zhvillojë ndeshjet evropiane në palestrën e re në Istog.

“Në muajin nëntor ndeshjet europiane Istogu do t'i zhvillojë në  palestrën e qytetit në Istog. 
16 vjet KHF Istogu ka zhvilluar të gjitha ndeshjet jashtë Istogut në mungesë të palestrës së sportit.
 16 vjet hendbollistet istogase nuk kanë pasur një hapësirë për të stërvitur normalisht, përkundër kësaj ato kanë arritur të fitojnë gjithçka që mund të fitohet në hendbollin kosovar: - Tre tituj të kampionit të Kosovës U15,  - Tre tituj të kampionit të Kosoves U17, 

- Dy  kupa të Kosovës edicioni 2017/2018 dhe 2018/2019, 
- Kampion i Kosovës edicioni 2018/2019,

- Pjesë e 16 ekipeve më të mira europiane në EHF Challenge Cup edicioni 2018/2019.  KHF Istogu ka përfaqësuar  Kosovën në EHF tre herë radhazi deri më tani. 

Edicioni 2020/2021 do të jetë hera e katërt me radhë. 
Kurse suksesi historik ishte ai i cili u arrit duke u bërë pjesë e 16 skuadrave më të mira në Evropë në sezonin 2018/2019 që është rast i veçantë për sportin tonë dhe për vet EHF.

Pas 16 viteve për  herë të parë Istogaset do t'i zhvillojnë ndeshjet në palestrën e qytetit në Istog ku synimet e klubit janë të ngjitemi në nivel më të lartë në hendbollin europian.

Këto ditë pritet t'i bashkangjiten skuadrës hendbolliste të nivelit të lartë me eksperiencë europiane,  e po ashtu lojtare ndër më meritoret për të gjitha sukseset e klubit  deri tani qe i japin forcë e besim skuadrës, që pritet t'i rikthehen skuadrës si ndihmesë  për një sezon të suksesshme evropiane kësaj radhe para bashkëqytetarëve tonë Istogas. Na priftë e mbara”, thuhet nga KHF Istogu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat