Ferizaj direkt në rrethin e tretë - Bota Sot
Ferizaj direkt në rrethin e tretë

Hendboll

Ferizaj direkt në rrethin e tretë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:02
Ferizaj direkt në rrethin e tretë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar të hënën se 41 skuadra janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cups) në konkurrencë të femrave.

Kupa Evropiane është niveli i tretë evropian dhe zëvendëson Kupën Sfiduese (Challenge Cup), pas reformimit të kupave evropiane këtë verë.

Në raundin e parë nuk do të luhen ndeshje, kurse ndeshjet e raundit të dytë do të luhen duke filluar më 10 e 11 tetor. Në raundin e dytë do të luajnë 18 skuadra.

Kampioni i Kosovës, Ferizaj, do të startojë direkt prej raundit të tretë. Pra raundin e dytë e kalon pa lojë. Ndërkohë Istogu dhe Vushtrria janë në mesin e skuadrave që do të luajnë në raundin e dytë. Më vonë këtë javë, EHF-ja do të përcaktojë bartësit për shortin e raundit hapës. Shorti do të tërhiqet më 28 korrik në Vjenë.

Skuadrat që do të luajnë në raundin e dytë (renditja e EHF-së është alfabetike)

ESP KH-7 BM. Granollers
ESP Rincón Fertilidad Málaga
ESP Rocasa Gran Canaria
ISL Valur
ITA Ali-Best Espresso-Mestrino
ITA P. F. Cassano Magnago
ITA SSV Brixen Südtirol
KOS KHF Istogu
KOS KHF Vushtrria
MKD WHC Cair-Skopje
NED Westfriesland SEW
POR Alavarium Love Tiles
SRB ZRK Naisa Nis
SUI DHB RotWeiss Thun
SUI Spono Eagles
TUR Izmir Büyüksehir Bel. GSK
TUR Muratpasa Belediyesi SK
UKR HC Real

Skuadrat e raundit të tretë (renditja e EHF-së është alfabetike)

AUT ROMMZ Hotels ZV Wr. Neustadt
AZE Azeryol HC
BIH HRK Grude
BLR COR Victoria-Berestie
CRO HC Lokomotiva Zagreb
CRO ZRK Bjelovar
CZE DHC Slavia Praha
ESP CB Atlético Guardés
ESP Club Balonmano Elche
GRE A.C. PAOK
ISL KA/Pór
ITA Jomi Salerno
KOS KHF Ferizaj
LUX Handball Käerjeng
MKD ZRK Kumanovo
MLT Kavallieri RS2
MNE ORK Rudar
NED JuRo Unirek VZV
POR CDE-Toyota
SRB ZORK Jagodina
SUI LK Zug Handball
TUR Yalikavaksports Club
UKR HC Galychanka Lviv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat