Kur akademiku i Kosovës e largoi nga Këshilli Rajko Rakoçeviqin, e tërë bota e përkrahu!

Hendboll

Kur akademiku i Kosovës e largoi nga Këshilli Rajko Rakoçeviqin, e tërë bota e përkrahu!

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 12:58
Akademiku Esat Stavileci, që ndërroi jetë para disa viteve

Në fund të viteve të 70-ta Kosova vlonte nga kombëtaret e ndryshme të botës!
Në Kosovë u organizua Kampionati Botëror në hendboll për të reja. Kosova ishte në qendër të vëmendjes! Një histori e paharruar dhe sot mburret i tërë komuniteti i hendbollit për at histori të lavdishme.

“Prej 13 - 23. 10.1979, u mbajt Kampionati Botëror i hendbollisteve të reja “Kosova ‘79”. Viti 1979 e sheh Kosovën qendër të hendbollit botëror.

Kjo u arrit në saje të punës së madhe dhe domethënëse që e bënë punëtorët e sportit kosovar, mbi të gjitha ata të hendbollit. ishin pikërisht rezultatet që ia dhanë rastin Kosovës të jetë organizuese e Kampionatit të dytë botëror të hendbollisteve të reja që u mbajt prej 13 - 23.10. 1979. Morën pjesë trembëdhjetë përfaqësuese: Austria, BRSS, Danimarka, Franca, Holanda, Hungaria, Italia, Japonia, Jugosllavia, Norvegjia, RD Gjermane, Gjermania Lindore dhe SHBA-ja. Ajo që Ia përshtypje të jashtëzakonshme ishte atmosfera që u krijua gjatë gjithë kampionatit në të shtatë pallatet e sportit, që ishin ndërtuar në një periudhë kur po bëheshin përgatitjet intensive për mbajtjen e ngjarjes më madhe në Kosovë. Në krye të gjithë kësaj detyre të vështirë ishte akademik Esat Stavileci, i cili ia doli që të krijojë një ekip cilësor njerëzish të sportit, që dëshmuan se kanë aftësi për t’i dalë zot punës.

Hapja solemne u mbajt në Pallatin e sportit në Prishtinë. Spektakli i organizuar me këtë rast në pallatin e stërmbushur i jepte kuptim ngjarjes më të madhe-sportive të organizuar ndonjëherë në Kosovë - Kampionatit të dytë botëror për të reja “Kosova ‘79”. Në qendër të pallatit qëndronte një glob i stolisur me flamuj të 13 shteteve pjesëmarrëse, ndërkohë që përreth tij qëndronin pionierët e shkollave fillore të Prishtinës, më pas kori i fëmijëve, ansambli autokton “Rugova”, përfaqësueset pjesëmarrëse, etj.

Kryetari i Këshillit organizativ të Kampionatit të dytë botëror për të reja, Esat Stavileci, në hapjen e kësaj ngjarjeje botërore 189 Një pjesë e Këshillit organizativ, i cili u përkujdes në mënyrë të shkëlqyeshme për rrjedhat e Kampionatit Në emër të Komitetit të organizimit të pranishmit i përshëndeti prof. dr. Esat Stavilecí, asokohe nënkryetari LHJ-së: “Është nderi i madh për ne që na u dha rasti t’i gostitim përfaqësueset e 13 shteteve të botës dhe t’i njoftojmë me të mbërrimet e Kosovës... Ndaj, dëshira jonë e madhe është që këto gara të mos jenë vetëm gara sportive, por edhe manifestim i dëshirës së madhe për njohjen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të botës. Këto gara për ne, në Kosovë, paraqesin festë të vërtetë sportive e miqësore. Do ta ndiejmë veten shumë të kënaqur nëse të gjithë ju pjesëmarrësit do ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj”. Siç dihet garat u zhvilluan në shtatë pallatet e sapondërtuara në Prishtinë, ku u zhvilluan gjithsej 45 ndeshje. 

Esat Stavileci: çdo gjë funksiononte ne mënyrë të përkryer
Kampionati botëror i vitit 1979 ka mbetur i shënueshëm edhe për një të dhënë të pamohueshme. Shqiptarët dëshmuan se janë të  190 denjë ta marrin përgjegjësinë për të organizuar një shfaqje kulmore botërore...

Në krye të këtij misioni ishte Esat Stavileci, njeriu i cili i dha kuptim përmasash të papërsëritshme botërorit... Kur i kujton sot ditët e kësaj shfaqjeje, është plot emocion... “Në Këshillin e organizimit kisha 330 anëtarë. Që të gjithë, edhe më pas disa edhe sot, ende janë veprues. Po t’i kisha po ata anëtarë të Këshillit të organizimit sot, do ta kisha marrë përgjegjësinë e organizimit të Lojërave Olimpike”, vlerëson saktë punën e përsosur të vitit 1979, pas plot 35 vjetësh Esat Stavileci, personalitet që nuk ka hyrë rastësisht në botën e sportit botëror dhe të Kosovës...

Takimet prore ngjallin kujtime. Dhe, ende si sot kujtohet fillimi i punës së Këshillit të organizimit, në rrethanat kur kishte “mbi kokë tërë botën”, që duhej ta vendoste në Kosovë...

“Që në natën e parë të takimit të Këshillit të organizimit, ndërmora një hap që sot më duket , sikur edhe atëherë, i arsyeshëm. Nuk gabova. Mu desh ta largoja nga Këshilli Rajko Rakoçeviqin, por vendimin tim e përkrahën 99 për qind të Këshillit të organizimit dhe e zyrtarëve të tjerë të hendbollit botëror...” Do të kalojë një kohë e gjatë dhe një shfaqje e tillë nuk do të organizohet... Kudo që janë zhvilluar ndeshjet, në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj pallatet kanë qenë të stërmbushura me shikues, që i dhanë kuptim kësaj shfaqjeje...”, shkruan në Monografi “Hendbollit Kosovar – 60 vjet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat