Ky është akademiku i madh që e ka bërë Kosovën me palestra sportive në vitet e 70-ta! Lamaxhema ka një porosi 

Hendboll

Ky është akademiku i madh që e ka bërë Kosovën me palestra sportive në vitet e 70-ta! Lamaxhema ka një porosi 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:13
I ndjeri akademik Esat Stavileci

Në vitin 1979 në Kosovë u mbajt Kampionati Botëror në hendboll për të reja. Kjo ishte ngjarja më e madhe që ishte organizuar ndonjëherë në vendin tonë, ndonëse në atëkohë, Kosova ishte pjesë e shtetit artificial të Jugosllavisë.

Falë këtij Kampionatit Botëror në Kosovë ishin ndërtuar palestrat sportive në shtatë qytetet e mëdha.  

Palestrat ishin ndërtuar para se të mbahej kjo ngjarje e madhe në vitin 1979, ngjarje që nuk harrohet kurrë dhe mbetet në historinë më të lavdishme të vendit tonë. Ish gjyqtari i futbollit, Amir Lamaxhema, ka bërë një koment interesant dhe iu është falënderues përjetë të ndjerit, akademikut Esat Stavileci. 

Image

Amir Lamaxhema

“I ndjeri akademik Esat Stavileci është ai që ka meritën kryesore për ndërtimin e palestrave sportive në qytetet kryesore të Kosovës dhe me meritori që Kosova ishte nikoqire e këtij kampionati.

Këto palestra edhe sot e kësaj dite janë funksionale dhe falë këtij patrioti dhe intelektuali të madh sportet me dorë bashkë me sportet luftarake kanë ku t'i zhvillojnë garat.

E ata që kanë defiluar këto 20 vite nëpër ministri dhe departamente të sportit le të skuqen nga turpi që nuk arritën të bëjnë asgjë në përmirësimin e kushteve për sportistë. Faleminderim i përjetshëm për kontributin e jashtëzakonshëm të akademik Esat Stavilecit”, komenton Lamaxhema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat