Foto të rralla të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova me kampionen e Kosovës në vitin 2003!

Hendboll

Foto të rralla të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova me kampionen e Kosovës në vitin 2003!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2020 Në ora: 15:07
Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, Reshat Jashari, Basri bekteshi e Valentina Qerimi

Para 17 viteve (2003), Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në rezistencën e tij, kishte pritur kampionen e Kosovës, klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj në konkurrencën e femrave!  

Një atmosferë e shkëlqyeshme në atëkohë, me flamuj Dardanë në rezistencën e Presidentit historik në Velani,  u nderua klubi ferizajas.  Sot e asaj dite me krenari e kujtojnë at takim ish zyrtarët e Kastriotit, klubi më i trofeshëm në hendbollin femëror, shtatë herë kampione në 20 vitet e fundit. 

Në foto shihen ish kryetari i klubit, Muhamet Sylejmani-Mani, pastaj Njazi Behluli, ish drejtori sportiv Dukagjin Etemi, Reshat Jashari - veprimtar sportiv dhe më vonë edhe ish kryetar i klubit, Skënderi Parllaku, i ndjeri Basri Bekteshi, i ndjeri Ilaz Dabinovci, ish hendbollistet Merfide Salihu, Valentina Qerimi, Lirie Muhaxheri, Vlora Jashari, Ermira Frangu, Safete Rifati, Arbëresha Jashari, Albulena Jashari etj.

Image

Ky ishte një nga takimet më të bujshme të klubit ferizajas dhe që sot e asaj dite e kujtojnë me emocione disa nga zyrtarët e saj, si Reshat Jashari, po ashtu edhe disa nga ish hendbollistet.

Image

KH Kastrioti 2003

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat