Virusi korona po shkakton dëme të mëdha kudo! Armiku i padukshëm po rrezikon edhe përgatitjet e disa skuadrave.
Pas gjashtë ditëve janë ndërprerë përgatitjet e klubit të hendbollit Buduçnosti nga Podgorica (femrat) e Malit të Zi.
Përgatitjet i zhvillonin në Kollashin por u ndërprenë ato papritur, sepse një lojtare e këtij klubi, që drejtohet nga Dragan Azhiq, ka dal pozitive me koronavirus!
Kjo do të shkaktojë probleme të mëdha për klubin më të trofeshëm malazez, sepse tani e gjithë skuadra do të duhet të izolohet për 21 ditë.
"Klubi i hendbollit për femra Buduçnost informon publikun se përgatitjet në Kollashin, ku ekipi ka qenë që nga e hëna, janë ndërprerë pasi rezultoi me koronavirus një prej lojtareve”, thuhet nga klubi. Pas kthimit të tyre në Podgoricë, të gjithë lojtaret dhe anëtarët e stafit profesional janë izoluar.