Shpresa i bashkohet Shqiponjës - Bota Sot
Shpresa i bashkohet Shqiponjës

Hendboll

Shpresa i bashkohet Shqiponjës

Nga: K. G. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 11:50
Shpresa i bashkohet Shqiponjës

Shpresa Fazlija-Shosholli, prej hendbollisteve më të mira në Kosovë, pas një periudhe rikthehet në KHF Shqiponja nga Gjakova.  

Fazlija është ndër me të merituarat që Ferizaj fitoi titullin e kampionit të Kosovës për edicionin 2019-2020, ndërsa tani vendosi që ta vazhdojë karrierën në skuadrën gjakovare. Sekretari i klubit të Shqiponjës, Demë Sadiku, konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Fazlijën.

“Shpresa Fazlija Shosholli është lojtare e KHF Shqiponja  njëra nga lojtaret më të mira të Kosovës. 

Ajo është kthye në ekipin e Shqiponjës me të cilin ekip para dy vjetësh ishte kampione e Kosovës.

Mirë se erdhe Shpresa në ekipin tënd dhe tonin,ju dëshirojmë suksese!”, ka bërë të ditur Demaj. Shqiponja është prej ekipeve më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar në konkurrencën e femrave, e cila dy herë ka qenë deri në tetën e finales së kupave evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat