Hashani: Aziz Makiqi, ku keni qenë ju gjatë okupimit? - Bota Sot
Hashani: Aziz Makiqi, ku keni qenë ju gjatë okupimit?

Hendboll

Hashani: Aziz Makiqi, ku keni qenë ju gjatë okupimit?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:19
Hashani: Aziz Makiqi, ku keni qenë ju gjatë okupimit?

Ish gjyqtari dhe aktualisht delegat ndërkombëtar i hendbollit, Fahredin Hashani, e provokon në një formë legjendën e hendbollit Aziz Makiqi, duke e pyetur se ku keni qenë në kohën e okupimit!  Makiqi sot ka dal me një letër të hapur, me titull: “Disa njerëz në FHK kanë bërë çmos të mos na lejojnë t’i afrohemi Federatës”

“Përshëndetje i nderuar, desha të shtoj diç, kjo FHK i ka 4 çifte ndërkombëtare të gjyqtarëve dhe dy delegatë ndërkombëtar, si dhe ka marr pjesë në Kampionat Botëror me U-21 e tjera.

Prandaj mos shkruaj pa fakte dhe kur nuk je në ngjarje është keq.

Ju të gjithëve që jeni gjenerata e artë ju kanë afruar me punu por një herë nuk ju ka interesu, pastaj keni kërku para të mira, pastaj ku keni qenë ju gjatë okupimit?

Unë me kolegë ndërkombëtar shpesh vijmë në Kroaci edhe afër Umagit po ty kurrë nuk te ka interesu me u taku, veç thuaj se çka bane për Kosovë deri tani nga viti 1989 e deri sot”, pyet Hashani Makiqin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat