Makiqi: Zotëri Hashani, kjo që e ke shkruar është rrena më e madhe! Qysh ki fytyrë...

Hendboll

Makiqi: Zotëri Hashani, kjo që e ke shkruar është rrena më e madhe! Qysh ki fytyrë...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:17
Makiqi: Zotëri Hashani, kjo që e ke shkruar është rrena më e madhe! Qysh ki fytyrë...

Legjenda e hendbollit, Aziz Makiqi, i përgjigjet ashpër delegatit ndërkombëtar të hendbollit, Fahredin Hashani.  Makiqi i përgjigjet Hashanit, kur e ka pyetur: “Aziz Makiqi, ku keni qenë ju gjatë okupimit? Në letrën e tij Makiqi tregon disa detaje. “Izet Gjinovci? Edhe përpara nuk kam pas asnjë takim zyrtar me askënd nga FHK. Pos rastit para 4 vitesh kur në një takim në Prishtinë, në kafe, unë, Izeti dhe gazetari A. Shabani, në bisedë ku I. Gjinovci u lavdëru qysh tre muaj e ka bind T. Ramadanin me u bë përzgjedhës dhe ka pas sukses (domethënë Zot i hendbollit kosovar). 

Mbas pak kohe gazetari e pyeti: Pse s’po e angazhoni Makiqin në federatë?  ZOTI i hendbollit kosovar ju përgjigj: Kur të kthehet në Kosovë e pret zyrja në federatë (nuk e di në çka ka mendu sekretari gjeneral).

Marri është me fol apo me shkru (ose te kanë dirigju ty me rrejt opinionin dhe dashamirët e hendbollit kosovar, me rrenën se "qe nuk na ka interesu dhe kemi kërku para të mira. Qysh ki fytyrë, pasi disa herë kemi pi kafe së bashku, i din mendimet e mija për hendboll. Duhet me të ardh turp se kurrë nuk kam biseduar zyrtarisht me askënd prej FHK-së. Sa i përket parave ja disa fakte.

Në prill të vitit 1989 tri ndeshje para se të përfundoj kampionati i ligës së parë (isha lojtar i Borcit) Asllan Vitaku (Trepça) më pyeti a po kthehesh në Mitrovicë, të hyjmë në ligën e parë, ju kam përgjigj: Po nëse Borci mbetet në ligë. Pa kurrfarë kushte speciale jam ardhë në Trepçë dhe jemi hy në ligën e parë të YU. E kam mbajt fjalën si çdo kund që kam luajtur.

A çfarë karakteri jam tregon se në çdo klub ku kam qenë gjithmonë e kam pas derën çelur.  Sa i përket çka kam ba dhe kujt i kam ndihmu dhe kush jam në hendboll, ja disa raste.  Para 3 vitesh Bujar Qerimi ishte në pushim në Umag, kemi bisedu gjithçka, po me tregon se është në bisedim me Zagrebin për djalë që ta vazhdoj karrierën te ta, por ende nuk ja kanë kthye përgjigjen. Me pyeti, a mundem mi ndihmu? Pas disa ditësh u takova me trajnerin në bisedë që ka zgjat me pak se 5 minuta. Me ka pyet: A e kishe angazhu Arben Qerimin po te isha unë  trajner?

Normal që i kam thënë po. Pas dy - tri ditësh nënshkruhet marrëveshja. Edhe pse Bujari mi ka qit disa kafe, ndërsa Arbenin nuk kam pas fat ta njoftoj (në atëkohë kam pas probleme të mëdha shëndetësore), më ka borxh një kafe. I vetmi shqiptar i cili ka luajtur në Kupë të kampionëve dhe ka luajtur shumë mirë e ka qenë në 7-shin e parë të ekipit. Por për fat të keq dhe njerëzve në FHK, në faqen zyrtare të FHK-së ka qenë vetëm një lajm i nxjerr nga facebook edhe at në kroatisht. Për ty zotëri që se doni askënd të gjeneratës së artë, fëmija i tyre hjekun dhe opinioni kosovar nuk e din. 

Të ndjerëve B. Tupella e S. Sahiti, Tupi (Basri Tupella) në Tenerife pasi u kthye, me tha: Po të isha edhe unë atje do të bënim shou (unë e zgjodha Bundesliga në Gjermani). Për Kenën i kam thënë dy herë L. Çervarit mi ndihmuar, por dihet për hatër timin e një herë unë i kam gjet klub në Itali. Në Katar disa lojtarëve të Trepçës, Bujarit në Umag por kur në jetë nuk jam përzier në pagesa për shkak që një ditë më me thënë që i kam tradhtu. Qysh po mundoheni tash kishe me më mbyll gojën.

Zotëri Hashani shumë vjet je në hendboll, bëhu i sinqertë a ke pa apo dëgjuar, kjo ku je ti anëtar i BORDi-t fotografohen me lojtare (mbi 20 vjeç) të reja dhe botohen në shtyp. Te lutem që ke pa dikund tregoma përveç në federatën e Tunguzisë.

Po lyp dëshmi. Hynë në historikun e FHK-së prej nja 20 faqeve 5 rreshta janë për periudhën 1970 deri 1990 ku kemi pas emra për histori. Por emrat e kryetarit dhe sekretarit përsëriten mbi 30 herë. Edhe një rizgjedhje do të jetë që vetëm ata kanë luajtur hendboll vetëm nuk e di, ku, kur dhe në cilën ligë. Në teori janë doktora.

Për festën e 65 vjetorit kemi marr thirrje me 17 dhjetor në mbrëmje a festa është me 20 dhjetor, shikojeni kopjen. Për dy ditë nuk mundemi me organizu ardhjen. Ashtu e kanë planifiku që mos me ju pengu dhe me qenë prezent. Nuk po mundem me përpi këtë rren dhe tradhti "për para të mira"  kush të ka informu mirë të ka shti në gropë. Na ka sulmuar neve, a ty ta dhanë një copë kulaçi. Në fund publikoje kush tash është ai që ka bisedu me mu.

Image

Origjinali ku ftohet Makiqi për festën e 65 vjetorit të hendbollit të Kosovës

A bën vaki para 3 muajsh në bisedim ka qenë një që e don shumë Kosovën dhe lojtarët shqiptar shpesh po ja qitni fotot me elitën e hendbollit kosovar”, shkruan Makiqi në letrën e tij.

Ja komenti i plotë i Hashanit që u botua sot: “Përshëndetje i nderuar, desha të shtoj diç, kjo FHK i ka 4 çifte ndërkombëtare të gjyqtarëve dhe dy delegatë ndërkombëtar, si dhe ka marr pjesë në Kampionat Botëror me U-21 e tjera.

Prandaj mos shkruaj pa fakte dhe kur nuk je në ngjarje është keq.

Ju të gjithëve që jeni gjenerata e artë ju kanë afruar me punu por një herë nuk ju ka interesu, pastaj keni kërku para të mira, pastaj ku keni qenë ju gjatë okupimit?

Unë me kolegë ndërkombëtar shpesh vijmë në Kroaci edhe afër Umagit po ty kurrë nuk te ka interesu me u taku, veç thuaj se çka bane për Kosovë deri tani nga viti1989 e deri sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat