Muhamet Kilaj me shokë kur e turpëruan ekipin e madh në ish Jugosllavi - Bota Sot
Muhamet Kilaj me shokë kur e turpëruan ekipin e madh në ish Jugosllavi

Hendboll

Muhamet Kilaj me shokë kur e turpëruan ekipin e madh në ish Jugosllavi

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:11
I pari djathtas Sefedin Reçica, Muhamet Kilaj, Kasim Kamenica, Alfred Llazari e Bujar Qerimi

Në fund të viteve të 70-ta (1979), Borci nga Banjalluka, që atëkohë ishte në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa sot për fat të keq është në të ashtuquajturën Republika Srpska, kishte pësuar humbje të rëndë nga Borci i Ferizajt me rezultat 27:20 (14:L1), në takimin që ishte zhvilluar në palestrën e sportit “25 maj” që sot e ka emrin “1 Tetori” në Prishtinë.  Në palestër ishin mbi 1500 shikues.

Kjo ndeshje ka qenë e vlefshme e Ligës së parë federative ish jugosllave dhe prej ligave më të forta në botë. 
Skuadra nga Banjalluka llogaritej favoritë, por në Prishtinë u turpërua. 

Hendbollisti i asaj kohe, Muhamet Kilaj, ka qenë trim i ndeshjes, me 7 gola të shënuara kishte shkatërruar rivalin. 

Image

Kilaj në veprim

Edhe mediat ish jugosllave në atëkohë, shkruanin për Kilajn: “Kilaj trim i ndeshjes”! Kilaj lojtar i ndeshjes”! 

Image

Muhamet Kilaj

Pas Kilajt më së shumti gola shënuan edhe Xhelal Selmanaj 6 dhe Aziz Makiqi 4 etj. 

Pas kësaj sfide, Borci i Ferizajt ka luajtur në final të Kupës së Marshall Titos po me Borcin e Banjallukës dhe në palestrën e Banjallukës.  Ferizajasit e kishin humbur finalen me 28:26 (14:14). Ferizajasit nuk e merituan humbjen por gjyqtarët ishin ata që me disa vendime i dëmtuan dhe i lanë pa trofe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat