Vazhdohet afati kalimtar - Bota Sot
Vazhdohet afati kalimtar

Hendboll

Vazhdohet afati kalimtar

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:14
Vazhdohet afati kalimtar

Zyra e Federatës së Hendbollit të Kosovës, njofton se vazhdohet edhe për një javë afati kalimtar për hendbolliste e hendbollistë.

"Afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve dhe hendbollisteve është vazhduar edhe për një javë.

Afati për kalim të lojtarëve tani është i hapur deri më 6 gusht e jo deri më 31 korrik.

Bordi i FHK-së ka  vendosur për shkak të situatës së krijuar me pandemi dhe për faktin që dita e fundit i ka rënë në festë", thuhet nga FHK-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat