Fitorja e Kosovës që nuk harrohet kundër Islandës

Hendboll

Fitorja e Kosovës që nuk harrohet kundër Islandës

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:42
Kosova

Para tre viteve pikërisht me 31 korrik vajzat tona festuan fitoren e mundimshme por shumë të ëmbël me rezultat 26:25 kundër Islandës U-17.

Ja rikujtojmë edhe raportin e kësaj sfide. 

“Kombëtarja e Kosovës U17 "shkel" Islandën në EURO 2017.
Vashat e Kombëtares U17 na bënë te ndihemi krenar ne Shkupin historik pasi ne debutimin e tyre ne EURO 2017 të Divizionit B mposhtën Kombëtaren e Islandës me rezultat 26:25 (16:12) pas një loje te shkëlqyeshme sidomos ne pjesën e parë.

Vashat e kryetrajnerit Faruk Shala dhe mentorit te tij Florent Beqiri dhe trajneres Shqipe Tahiri vërtet sonte dhanë maksimumin, dhe kishte raste kur edhe u alivanosën (Kursani dhe Hot) ne duele te ashpra duke mos kursyer as veten, dhe fal angazhimit te mjekes Erlinda Hakaj u rehabilituan dhe pastaj në terren dhanë atomin e fundit për fitore.

Ne radhët e Kosovës shkëlqyen portierja fantastike Leunita Gashi pastaj lojtarja e ndeshjes e shpallur nga juria e Kampionatit Sara Rexhepi si dhe motra e saj e palodhshme organizatorja Rina Rexhepi, Hana Hot energjike, kapitenia Arrita Kursani vetëmohuese sikur edhe lojtaret e krahut Bleona Abdullahu dhe Fatjona Rexhaj. Por merita kanë edhe lojtaret tjera qe u aktivizuan ne lojë Drilona Rexhaj, Loreta Berisha por edhe ato qe nuk aktivizuan Blerta Ahmetxhekaj, Puhiza Gashi, Donita Kasumi, Alberina Halitaj, Blerina Kabashi, Edona Radoniqi dhe Blerta Halimaj”, ka shkruar atëkohë në faqen e FHK-së.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat