Pas klubit të futbollit Trepça nga Mitrovica, klubi i dytë nga Kosova është ish Borci i Ferizajt (sot Kastrioti) që e preku finalen e Kupës së Marshall Titos.
As Trepça në futboll në vitin 1978 e as Borci në hendboll me 25 maj të vitit 1979 nuk arritën që ta fitojnë trofeun.
Trepça e pafat dhe pësoi humbje me 1:0 pas 120 minutave nga skuadra e Rijekës, ndërsa Borci ishte dëmtuar nga gjyqtarët dhe u mund në finale me 28:26 nga Borci i Banjallukës.
Ferizajasit për të arritur në finale e mundën ekipin maqedon Rabotniçkin nga Shkupi, me rezultat bindës 34:26 (17:13), në takimin që ishte zhvilluar atëkohë në “25 Maj” (sot 1 Tetori) në Prishtinë.
Prej hendbollistëve më të mirë ka qenë Aziz Makiqi me 7 gola, ndërsa më efikasi Ferzani e Tomoviqi secili nga 9 gola. Kjo është një histori, një finale që edhe sot përmendet se si u dëmtuan ferizajasit në Banjallukë.
Formacioni i ferizajasve kundër Rabotniçkit: Kamenica, Tupella 3, Makiqi 7, Gërkoviq, Bislimi, Reçica 3, Ferzani 9, Tomoviq 9, Qerimi, Sojeva 3, Sahiti dhe Dobroshi.