Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), duket se janë në gjumë të thellë, argumenti është se nuk ka asnjë lëvizje deri me tash, sidomos për t”u përforcuar për edicionin e ri.
Ditë më parë u tha se Kasim Kamenica do të jetë trajner 99 për qind edhe për edicionin e ri, por raportet e fundit flasin ndryshe.
Kamenica është larguar nga Kosova dhe si duket askush deri me tash nuk e ka kontaktuar dhe as nuk dihet se si do të zhvillohen gjërat.
Drejtuesit e klubit janë në gjumë të thellë dhe duket se pak i ka munduar vapa e pak edhe rreziku nga virusi korona, të gjitha janë bërë bashkë dhe e kanë harruar afatin kalimtar, që përfundon me 6 gusht.
A thua, çfarë po ngjan me këtë klub? A po futen në një rrugë pa kokë! Pritet reagimi i presidentit të klubit Ahmet Hysenaj-Petrova, që sigurisht se do të qartësojë situatën.