Çka po ndodhë me Ahmet Petrovën, KH Kastriotin dhe a po përgatitet rrëzimi i kryetarit? 

Hendboll

Çka po ndodhë me Ahmet Petrovën, KH Kastriotin dhe a po përgatitet rrëzimi i kryetarit? 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:06
Çka po ndodhë me Ahmet Petrovën, KH Kastriotin dhe a po përgatitet rrëzimi i kryetarit? 

Një heshtje e pazakontë. Afati kalimtar përfundon me 6 gusht, ndërsa Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) është në heshtje të thellë, duket se nuk e kanë ndërmend të përforcohen me hendbollistë cilësorë.

Kryetari i klubit Ahmet Hysenaj-Petrova, është në heshtje të pazakontë, asnjë fjalë deri me tash. 
A e ka ndërmend të mbetet edhe më tej në klub apo po e mendon dorëheqjen?

Cili është plani i Petrovës? Ai duhet ta sqarojë opinionin fije e për pe, për faktin që gjërat duhet të dihen sa më herët. Çdo heshtje apo mos qartësim i situatës nesër do të jetë vonë dhe Kastrioti do të jetë para aktit të kryer, në greminë. 

Kastrioti nuk e ka të qartë, se a do të jetë Kasim Kamenica trajner edhe për edicionin e ri, por  as çështjen e Ahmet Petrovës,

Burimet tona bëjnë me dije se Petrova është me dy mendje: Po rrinë po largohet! Ajo që dihet sigurt, Petrova po relaksohet në fshatin Petrovë dhe sigurisht po i mbush bateritë për vjeshtë.  

Para disa ditëve, një burim brenda klubit tha: “Do të kemi befasi të këndshme”. A mos vallë, befasi e këndshme do të jetë dorëheqja e Petrovës. Sigurisht se dikush mund ta quajë fitore dorëheqjen e Petrovës? A po përgatitet rrëzimi i Petrovës apo një puç brenda klubit nga disa faktorë të jashtëm? A do ta fitojë këtë luftë Petrova? Mbetet të shihet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat