Histori interesante e gjakovareve, si i prunë dy klubet serbe në siklet dhe ja kush i kërcënoi...

Hendboll

Histori interesante e gjakovareve, si i prunë dy klubet serbe në siklet dhe ja kush i kërcënoi...

Nga: K.Goca Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:00
Histori interesante e gjakovareve, si i prunë dy klubet serbe në siklet dhe ja kush i kërcënoi...

Klubi i hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova (femrat), ka një histori interesante në garat evropiane, sidomos në edicionin 2006-2007, kur shorti ishte i keq dhe në dy rrethe iu bie që të takohen me klubet nga Serbia.  

Ka qenë interesant ajo kohë, se klubet nga Serbia ishin as në tokë dhe as në qiell, me kokëçarje dhe me presion nga Qeveria e Serbisë, që mos ta takohen me klubin e Republikës së Kosovës. Në fakt, Kikinda e kishte pësuar keq sepse nuk kishte pranuar të ballafaqohet me Vëllaznimin, ndërsa Naisa e Nishit me gjithë presionin e madh nga Serbia ishte paraqitur në fushë. Në monografinë e hendbollit “60 vjet hendboll”, kjo ngjarje ka pasur një vend të veçantë.  

“Në konkurrencën e femrave Vëllaznimi i Gjakovës dy herë u sfidua nga skuadrat e Serbisë, derisa në rrethin e tretë kundërshtari i tyre ZRK Kikinda nuk deshi të zhvillonte takimin me KH Vëllaznimin ne terren neutral (Hungari), por edhe politika ditore e Serbisë u mundua të detyronte KH Vëllaznimin të paraqitej nën flamurin e shtetit të shpërbërë dhe nën sigmën KOS/SCG , por kjo nuk u aprovua as nga skuadra e Kosovës, por as nga Federata Evropiane e Hendbollit, e cila ndeshjet i regjistroi me rezultat zyrtar 10:0 në të mirë të gjakovareve, më pastaj EHF-ja edhe skuadrën serbe e sanksionoi edhe me gjobitje materiale. Mirëpo fati ishte i pamëshirshëm për gjakovaret, të cilave shorti iu caktoi për kundërshtar në të 1/8 e finales skuadrën tjetër nga Serbia HC NAISA nga Nishi.

Edhe këtu pati dilema, kërcënime nga Serbia zyrtare dhe Federata Serbe e Hendbollit, me qëndrim se nuk pranojnë më të zhvillojnë ndeshje me skuadrat e Kosovës, në momentin e fundit HC NAISA duke e ditur se EHF-ja nuk po bën lëshime, vendosi ta zhvillojë ndeshjen me kushtet e caktuara nga Komisioni i garave të EHF-së dhe pajtimin e KH Vëllaznimi, dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës që t’iu koordinonin veprimet. Ndeshja u zhvillua në Sazalobata të Hungarisë, me ç`rast skuadra njomake e Vëllaznimit pësoi katastrofë me rezultat, por fitoi në identitet, duke mos u përkulur para kushteve të shtetit serb”, shkruan mes të tjera në monografinë e hendbollit.

Challenge CUP / Femrat
Rrethi 3-të
Ndeshja e parë e zhvilluar me
8.01.2007

KH Vëllaznimi(KOS )-ZRK Kikinda(SRB )10:0
Rrethi i 1/8
Ndeshja e parë e zhvilluar më
23.02.2007

HC “Naisa”Nis (SRB )-KH Vëllaznimi (KOS ) 42:14(27:2)
Ndeshja e dytë e zhvilluar më
24.02.2007

KH Vëllaznimi (KOS )- HC “Naisa”Nish
(SRB ) 13:46(4:25)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat