Fatmir Muhaxheri – lojtar dhe veprimtar  i shquar i Gjeneratës së Republikës

Hendboll

Fatmir Muhaxheri – lojtar dhe veprimtar  i shquar i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:19
Fatmir Muhaxheri – lojtar dhe veprimtar  i shquar i Gjeneratës së Republikës

Fatmir Muhaxheri ka qenë edhe hendbollist edhe veprimtar sportiv! Njeriu që nuk mund të jetojë pa hendbollin dhe të cilin e ka si ushqim.

Muhaxheri është kontribues i madh në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Fatmir Muhaxheri i takon Gjeneratës së Republikës! Ai përveç si hendbollist i shquar në vitet e 90-ta, nuk ka kursyer asnjë markë për hendbollin dhe sportin në përgjithësi.

Ka qenë i pakompromis në fushën e lojës, kokëfortë por edhe motivues i madh. 

Ai me një armatë sportistësh iu kundërvunë fuqishëm okupatorit serb. As shantazhet e as kërcënimet nuk e ndalën Muhaxherin në rrugëtimin e tij, për shtetin e Kosovës. 

Ai sot ndihet krenar që me shumë shokë e kanë dhënë maksimumin për t’u zhvilluar garat e Republikës në vitet 90-ta.
Ishin vitet më të vështira, për faktin se vazhdimisht ishin të kërcënuar nga milicia e regjimit serb. 

Muhaxheri kurrë nuk u ndal dhe as nuk u përkul para bandave dhe milicisë serbe, por gjithmonë doli triumfues.
Është trajneri i parë në histori që me Kosovë U-21 (meshkujt) u kualifikua në Kampionatin Botëror U-21, që u mbajt në Spanjë në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat