Përforcohet Vushtrria

Hendboll

Përforcohet Vushtrria

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:28
Përforcohet Vushtrria

Fituesja e Kupës së Kosovës, Vushtrria, përforcon radhët e saja me hendbollisten e Prishtinës, Luljeta Sopjani.  

“KHF Vushtrria,  si fituese e Kupës së Kosovës, bëri hapin e madh në përforcimin e klubit me një nga talentet dhe lojtaren e madhe nga Klubi i Hendbollit Prishtina Luljeta Sopjani. 

Kryesia dhe stafi i klubit janë të angazhuar maksimalisht në përforcimin e klubit me lojtaret më cilësore nga arenën vendore për një përfaqësim dhe prezantim sa më dinjitoz si në garat e organizuara nga FHK-së ashtu edhe jashtë vendit.

Në fillim të muajit shtator, klubi ynë e mëson emrin e kundërshtarit në garat ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Arben Paduzi, kryetrajner i Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat