Kush është dr. Tahir Kukaj, njeriu që aranzhoi takimin e madh në Kairo?

Hendboll

Kush është dr. Tahir Kukaj, njeriu që aranzhoi takimin e madh në Kairo?

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:19
Kush është dr. Tahir Kukaj, njeriu që aranzhoi takimin e madh në Kairo?

Para 18 viteve u takuan Mexhit Devaja (atëkohë president i Federatës së Hendbollit të Kosovës) dhe presidenti i Federatës Botërore të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa.  Ky ishte takim i parë i nivelit më të lartë për FHK-në, ku u hapën edhe dyert për hendbollin tonë.

Takimi ishte zhvilluar në Kairo të Egjiptit. Cili është personaliteti që e aranzhoi takimin Devaja-Moustafa?  

Më së miri e argumenton ish nënkryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fazli Berisha.

“Më 13 korrik 2002, në Kairo, ishim në takim me kryetarin e Federatës Botërore të Hendbollit (IHF) z. Hassan Moustafa, me kryetarin e FHK-së z. Mexhit Devaja, unë si nënkryetar dhe njeriu që na e mundësoi dhe e aranzhoi takimin, z, dr. Tahir (Mustafë) Kukaj nga Tersteniku i Drenasi, i cili atë botë po qëndronte në Kairo gati për 18 vjet dhe ishte redaktor i Radio Kairos programit në gjuhën shqipe me 2 orë program më më së shumti program për kombet joarabe. Këtu nis hapja e dyerve për hendbollin e Kosovës. Falënderimi i pafund e i pakrahasueshëm për dr. Tahir Kukajn dhe gjithë të tjerët që na ndihmuan në këtë rrugëtim”, shkruan Berisha në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat