E la Spanjën dhe jetën përrallore për Kosovë! Po kthehet bomba... - Bota Sot
E la Spanjën dhe jetën përrallore për Kosovë! Po kthehet bomba...

Hendboll

E la Spanjën dhe jetën përrallore për Kosovë! Po kthehet bomba...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:01
Esma Muratoviq

Kur iku për në Spanjë fort u mërzitën në Istog, sepse e krijua një bindje se Esma Muratoviq nuk do të kthehet më në tokën e Kosovës! 

Esma po rikthehet dhe hiq më larg se në mes të muajit gusht.

Duket se hendbollistja Esma nuk mund të rrinë pa ajrin e bukur të Kosovës dhe vendosi që ta lë jetën përrallore në Spanjë, të rikthehet në klubin e hendbollit Istogu, në qytezën që rrethohet nga kodrat e bukura por që nuk e ka detin sikur në Spanjë. Në edicionin 2018-2019 Istogu ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës. 

Image

Rikthimi i Esmës sërish e bën Istogun favorit numër një për trofe! Istogu e ka edhe më lehtë se e ka edhe palestrën e sportit në Istog. Esma është nga Podgorica e Malit të Zi, sa ka qenë në Spanjë, ka luajtur në klubin e ligës së dytë San Jose Orebro.

Esma është edhe hendbollistja më e mirë në vendin tonë për vitin 2019, e zgjedhur nga Federata e Hendbollit të Kosovës. Rikthimi i saj gëzon edhe Istogun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat