Burrat e Deçanit, emrat e mëdhenj të sportit të Kosovës! Një personalitet i rrallë në mes tyre

Hendboll

Burrat e Deçanit, emrat e mëdhenj të sportit të Kosovës! Një personalitet i rrallë në mes tyre

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 20:16
Xhelal Selmanaj është majtas, Ruzhdi Shehu në mes dhe Muhamet Kilaj në të djathtë

Në fund të viteve të 70-ta dhe në vitet e 80-ta, lanë gjurmë të pashlyeshme. Sot kur përmenden emrat e tyre drithërohen gjeneratat e vjetrat.

Deçani nuk ka pasur emra më të mëdhenj të hendbollit në histori, se sa Xhelal Selmanajn dhe Muhamed Kilajn, pa e harruar edhe Dervish Berishën.

Një foto e para 41 viteve, shihen burrat e Deçanit, emrat e mëdhenj të sportit, Xhelal Selmanaj është në anën e majtë dhe Muhamet Kilaj në anën e djathtë, ndërsa në mes një personalitet i madh, Ruzhdi Shehu!

Tre emra të mëdhenj në vitet më të mira të tyre. 

Muhamet Kilaj sot kur e kujton atëkohë, kur e shikon këtë foto emocionohet shumë. 
Selmanaj dhe Kilaj kanë luajtur në ligën më të fortë në botë atëkohë, në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. Ata me sukses  kanë mbrojtur ngjyrat siç quhej atëkohë Borci i Feriazajt, sot Kastrioti.  

Kilaj ka qenë edhe halë në sy për regjimin komunist titist ish jugosllav dhe halë në sy edhe për regjimin serb në vitet e 90-ta së bashku me Xhelal Selmanajn. Dy ish hendbollistë të kalibrit të lartë, që sot ndihen krenarë për kontributin që dhanë në periudhat e ndryshme. Selmanaj dhe Kilaj sportistë edhe të Gjeneratës së Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat