‘Anija po fundoset’ por nuk dojnë ta pranojnë derisa të ‘mbyten të gjithë!’ - Bota Sot
‘Anija po fundoset’ por nuk dojnë ta pranojnë derisa të ‘mbyten të gjithë!’

Hendboll

‘Anija po fundoset’ por nuk dojnë ta pranojnë derisa të ‘mbyten të gjithë!’

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:32
‘Anija po fundoset’ por nuk dojnë ta pranojnë derisa të ‘mbyten të gjithë!’

Hendbolli nuk do ta ketë krenarinë pa u këndellur qendrat e hendbollit në Kosovë!

Krenaria e rrejshme nuk na duhet nëpër disa klube por na duhet investimi dhe rritja e cilësisë. 

Në 10 vitet e fundit po shkojnë drejt katastrofës dhe jo ngritjes së nivelit, hiq Besa Famgas nga Peja (meshkuj) dhe Istogu (femra) që po investojnë!

Çfarë po bëjnë klubet?  Pse duhet të garojë Besa dhe më kë të përballet, kur nuk ka rival dhe të gjithë i mund sa të dojë.
Heshtja e dhimbshme nëpër klube, sikur të janë peng?  

Kjo situatë duhet të ndryshojë, të investohet, të gjejnë sponsorët klubet dhe jo kjo heshtje e dhimbshme. 

A po soset durimi të lojtaret dhe lojtarët! A vlen të luhet sa për një byrek e jogurt apo edhe at byrek nuk ta japin të plotë? 
Nëse vazhdon ky ritëm, kapitullimi do të ndodhë në shumë klube, si ndodhi me Dritën e Gjilanit në të dyja konkurrencat. 
Nesër mund të mbesim gjithsej me 10 klube femra e meshkuj. 

Duhet në të gjitha komunat të ndërmerret një aksion urgjent, të mbahen takimet dhe të zgjidhin këtë situatë ose edhe të vijnë njerëz të rinj nëpër klube që kanë para dhe kanë plane afatgjate.  Hendbollit më së paku i duhen njerëz për krenari nëpër klube, i duhen njerëz me vizione e që kanë para. Hendbolli kërkon shpëtimin! "Anija po fundoset" por nuk dojnë ta pranojnë derisa të "mbyten të gjithë"! Situata është shumë e keqe në shumicën e klubeve!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat