Shqiponja shembull për zbulimin dhe formimin e talenteve  - Bota Sot
Shqiponja shembull për zbulimin dhe formimin e talenteve 

Hendboll

Shqiponja shembull për zbulimin dhe formimin e talenteve 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:58
Shqiponja shembull për zbulimin dhe formimin e talenteve 

Nuk ka më shumë se 20 vite që është themeluar klubi i hendbollit Shqiponja nga Gjakova, por janë shembull apo model për klubet me renome në vendin tonë, se si duhet të punohet me gjenerata e reja!

Shqiponja për 20 vite të ekzistimit ka pasur disa hendbolliste të mira, anëtare të Kombëtares së Kosovës dhe edhe sot janë aktive.

Nga skuadra e Shqiponjës, deri me tani kanë dalur disa emra, hendbolliste të mira, që nga Ardita Hoxha, Burneta Rama, Xhevahire Bajrami, Shkurte Mehmeti, Shpresa Fazlija, Mona Ibrahimi, Venera Vjosa Zhubi etj.

Klubet si Istogu, Drita, qendra e hendbollit Ferizaj, Prishtina etj. duhet ta ndjekin modelin e Shqiponjës, që të punojnë më shumë më të reja.

Sepse zbulimi dhe formimi i hendbollisteve të reja, do të jetë edhe një bazë e fortë për vet klubet.
Kryetari i klubit të Shqiponjës, Skënder Alija dhe sekretari Demë Sadiku, kanë bërë një punë të mrekullueshme për 20 vite dhe kanë furnizuar me lojtare edhe ekipet tjera. 

Ose si bie fjala, Istogu ka dy a tre lojtare të veta por të gjitha nga qytetet tjera të Kosovës apo kampionja Ferizaj, por kjo e fundit nuk mundet edhe të fajësohet për faktin se ka vetëm dy vite të ekzistimit si klub.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat