Rikthehet Leonora Rahmani

Hendboll

Rikthehet Leonora Rahmani

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 10:58
Rikthehet Leonora Rahmani

Pas rreth tetë muajve rikuperimi nga lëndimi i këmbës, kapitenia e skuadrës së hendbollit Çair, Leonora Rahmani, i është rikthyer stërvitjeve me ekipin.

Ajo në një bisedë të shkurtër për news-tv tha se ndjehet e lumtur.

“Jam shumë e lumtur që iu riktheva ekipit dhe besoj që këtë sezon do të jem më e përgatitur se sezonin e kaluar, dhe edhe pa lëndime. Çdo stërvitje po jap maksimumin për ekipin që të jem e gatshme për ndeshjet në vazhdim”, tha Rahmani.

“Duke parë kualitetin aktual të ekipit, jam e sigurt që do ta përfaqësojmë ekipin tonë me dinjitet për shkak se po përgatitemi maksimalisht”, shtoi ajo.

Kujtojmë që, KHF Çair për herë të parë do ta përfaqësojë vendin tonë në garat ndërkombëtare në hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat