Shala: I kemi ambiciet tona në Kupën Evropiane

Hendboll

Shala: I kemi ambiciet tona në Kupën Evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2020 Në ora: 12:44
Shala: I kemi ambiciet tona në Kupën Evropiane

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, e quan si me fat shortin në Kupën Evropiane, për faktin se përballja me Vushtrrinë ka edhe shpenzime shumë më të vogla.

Vushtrria – Istogu takohen në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 10/11 tetor, kurse ndeshjet e dyta më 17/18 tetor.

“Mundem me thënë që me fat është për dy ekipet, për arsye që eliminohen vështirësitë me te cilat po përballen ekipet pjesëmarrëse në gara evropiane si pasoj e Covid 19.

Organizimi i ndeshjeve do të jetë më i lehtë, dhe me pak shpenzime gjithsesi që është me rëndësi sepse si pasoj e pandemisë dihet që edhe gjendja financiare është e rënduar nëpër klube sportive.

Në aspektin sportiv Vushtrria është favorite! Është treguar skuadër më e suksesshme në këtë vit por sigurisht ne i kemi ambiciet tona dhe synojmë rezultat pozitiv dhe kalim në turin tjetër”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat