Boshnjakët me një lajm befasues për pejanët!

Hendboll

Boshnjakët me një lajm befasues për pejanët!

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2020 Në ora: 22:38
Besa

Skuadra boshnjake Bosna Vispak ka befasuar me një lajm për kampionin e Kosovës, Besa Famgas, duke ia llogaritur edhe dy tituj të ligës së parë, siç quhej atëkohë krahinore e Kosovës.  Bosna Vispak do të takohet me pejanët në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

“Kampioni aktual i Kosovës, KH Besa Famgas, është kundërshtari i klubit tonë në raundin e 2-të të Kupës Evropiane të EHF-it. 
Besa Famgas fitoi 18 herë titullin kampion të Kosovës, ndërsa 12 herë fitoi trofeun e Kupës. 

Fanellën e këtij klubi e veshin edhe lojtarët e hendbollit nga Bosnja, Ante Kukrika dhe Nikola Prce. Sezonin e kaluar Besa Famgas ka luajtur në Kupën EHF, dhe në duel kundër ekipit zviceran Winterthur, ata u mposhtën në të dy ndeshjet - 24:33 dhe 30:34.

Ndeshja e parë është caktuar në Visoko më 14 ose 15 nëntor, ndërsa ndeshja e kthimit në Kosovë është shtatë ditë më vonë”, thuhet mes të tjera në faqen e klubit boshnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat