Beqiri 4 gola e Alaj 2 kundër Magdeburgut 

Hendboll

Beqiri 4 gola e Alaj 2 kundër Magdeburgut 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:14
Kristian Beqiri në të majtë dhe Armend Alaj në të djathtë

Në Magdeburg është zhvilluar ndeshja e hendbollit mes skuadrës së njohur gjermane SC Magdeburg dhe ThSV Eisenach.  
Përballjen gjermane Magdeburgu e ka fituar me rezultat 35:22 dhe e cila ka qenë edhe një test i mirë. 

Dy shqiptarë u paraqitën për ekipin ThSV Eisenach, që garon në ligën e dytë gjermane.  Kristian Beqiri, i lindur në Crkvenisë të Kroacisë dhe  Armend Alaj, reprezentues i Kosovës. Beqiri ka babain shqiptar e nënën sllovene. 26-vjeçari Beqiri ka treguar lojë të mirë, duke shënuar 4 gola, ndërsa 25 vjeçari

Alaj pas lëndimit u kthye me sukses dhe ka realizuar dy gola.  Duhet theksuar se Beqiri një kohë ka qenë edhe pjesë e Zagrebit (2019-2020), po ashtu ka luajtur edhe për Mariborin, Gorenjen nga Velenja etj. Beqiri ka lind në Gjermani, siç i ka deklaruar fotoreporterit të njohur shqiptar Eroll Popovës. Pastaj tri vjetëve  u kthye në Kroaci dhe për të ardhur sërish në shtetin gjerman, por që nuk di shqipen dhe kroatishten mirë. 

SC Magdeburg- ThSV Eisenach 35:22 (19:9)
Palestra në Magdeburg.
Gjyqtar : Hartmann.
Shtatëshet: SCM 2 minuta - ThSV 6 minuta minuta.
Shtatëshet: SCM 2 (1), ThSV 2 (2).
SC Magdeburg : Thulin, Green; Musa (3), Chrapkowski, Musche (6/1), Steinert (3), Kristjansson, Pettersson (5), Magnusson (2), Hornke, Gullerud (3), Mertens (5), O`Sullivan (4), Bezjak, Damgaard (2), Preuss (2).
ThSV Eisenach : Eichberger, Voncina; Kikanovic (2), Wöhler (5/2), Potisk (1), Ulshöfer, Armend Alaj (2), Dicker (2), Obranovic, Kriatian Beqiri (4), Snajder (1), Weyhrauch (1), Saul (4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat