Istogu - Vushtrria do të luhet në Istog

Hendboll

Istogu - Vushtrria do të luhet në Istog

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 21:35
Istogu - Vushtrria do të luhet në Istog

Istogu -  Vushtrria do të luhet në Istog, në kuadër të ndeshjes së dytë të rundit të 2-të të Kupës Evropiane në hendboll.

"KHF Istogu - KHF Vushtrria zhvillohet më datën 17 tetor në ora:19.15 në palestren e qytetit në Istog.

KHF Istogu ka marr këtë vendim në konsultim me Ministrin e Kulturës Rinis dhe Sportit të Republikës së Kosoves,  Komunën e Istogut dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës të cilët i janë zotuar që palestra e sportit në Istog do të jetë plotësisht gati për datën 17 tetor, ditën kur do të zhvillohet ndeshja e parë në palestren e Istogut.

Po ashtu punëkryesi "Merkom Company" ka dhenë gjithë mbeshtetjen KHF Istogut pasi që ditën e sotme ka vendosur paisjet e nevojshme për zhvillimin e ndeshjeve duke plotësuar kriteret sipas rregulloreve të EHF-së dhe ka mundesuar që klubi të caktoj palestren ku do të zhvillohet ndeshja brenda afateve kohore të para para nga EHF.

Është ky nder lajmet me të rëndësishme ndoshta edhe më i rëndësishmi deri me tani për KHF Istog, ngase për herë të parë do të zhvillon një ndeshje si vendas e kjo ka rastisur të jetë ndeshje evropiane.

KHF Istogu për herë të katërt me radhë e përfaqëson Kosovën në Evropë, e për herë të parë do të luaj në Istog.
Faleminderit të gjithëve për përkrahje, na priftë e mbara!", - njofton Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat