Fitore të reja për lojtaret tona në diasporë

Hendboll

Fitore të reja për lojtaret tona në diasporë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 11:13
Fitore të reja për lojtaret tona në diasporë

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari e kanë fituar edhe një ndeshje në kategorinë e dytë të Danimarkës.

Skuadra e motrave Hajdari, Ringkobing, të shtunën fitoi si mysafire ndaj Ringsted me rezultat 27:21. Marigona shënoi një gol në këtë ndeshje, por kontribut dhanë të dy lojtaret.

Derbin e xhiros së dytë në kategorinë e dytë daneze në mes të Sonderjyskes dhe EH Aalborgut e fitoi Aalborgu me rezultat 22:18. Te Sonderjyse po vërehet shumë mungesa e Leonora Demajt.

Image

Pjesë e skuadrës së Aalborgut ishte Njoma Zogaj.

Image

Sara Rexhepi ka shënuar një gol për AGF Handbold që humbi 24:23 nga Bjerringbro.

Në Zvicër, portierja Kristina Ukaj ka vazhduar me paraqitje të mira. Ajo udhëhoqi Spono Eagles drejt fitores 28:23 ndaj Bruehl. Ndeshja ishte e javës së dytë të elitës së Zvicrës. Spono ka fituar tri ndeshjet e deritashme. Fillimisht fitoi për Superkupë e më pas edhe dy ndeshje kampionale.

Image

Ukaj në ndeshjen e fundit shënoi një gol të bukur kurse kishte tetë pritje. Tashmë është portierja e parë e skuadrës së njohur zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat