Dedaj nëntë gola, Berisha 19 pritje - fitore e re për Kreuzlingenin

Hendboll

Dedaj nëntë gola, Berisha 19 pritje - fitore e re për Kreuzlingenin

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 11:15
Dedaj nëntë gola, Berisha 19 pritje - fitore e re për Kreuzlingenin

Hendbollistët e Kombëtares sonë kanë shkëlqyer sërish te skuadra e Ligës B të Zvicrës, Kreuzlingen. Kreuzlingeni të shtunën fitoi si mysafir ndaj Steffisburgut me rezultat 28:25, ndonëse pas pjesës së parë po pësonte 14:11.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj ishte i pandalshëm me 9 gola. Ai realizoi 9 golat nga 12 tentime.

Si shumë herë ishte i pagabueshëm nga shtatëmetërshi duke realizuar të gjitha 4 tentimet. Drenit Tahirukaj kontribuoi me një gol në fitore, kurse një gol e shënoi edhe portiere Haris Berisha.

Image

Berisha

Berisha kishte plot 19 pritje. Ai ndali 44 për qind të gjuajtjeve të ekipit kundërshtar, ndërsa ndali edhe dy prej katër penalltive.

Për Kreuzlingenin ishte fitorja e dytë rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat