Prishtina dy ndeshje me bullgarët në kryeqytet! Angazhon 4 lojtarë nga Kastrioti, 3 priten edhe nga Kroacia

Hendboll

Prishtina dy ndeshje me bullgarët në kryeqytet! Angazhon 4 lojtarë nga Kastrioti, 3 priten edhe nga Kroacia

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:42
Prishtina dy ndeshje me bullgarët në kryeqytet! Angazhon 4 lojtarë nga Kastrioti, 3 priten edhe nga Kroacia

Klubi me renome Prishtina ka arritur marrëveshje me klubin nga Bullgaria, Dobrudja, që dy ndeshje t’i luajë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Siç merret vesh, president i KH Prishtina, Edi Kolgeci, kanë rënë në ujdi (merret vesh) me trajnerin e klubit Dobrudja, Georgi Andreev, që ndeshje të luhen në Prishtinë, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Po ashtu Prishtina angazhon edhe katërt lojtarë të Kastriotit të Ferizajt për Kupën Evropiane, si Arben Dugolli, Arbër Curri, Festim Mustafa dhe Lulzim Shabani. 

Burime tonë konfirmojnë se Prishtina është duke negociuar edhe me tre lojtarë nga Kroacia, që pritet t’i bashkohen gjatë këtyre ditëve, nëse arrijnë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat