Faruk Shala po merr frymë më lehtë se zakonisht, dita e hënë ditë finale për të! 

Hendboll

Faruk Shala po merr frymë më lehtë se zakonisht, dita e hënë ditë finale për të! 

Nga: K.Goca Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:25
Faruk Shala po merr frymë më lehtë se zakonisht, dita e hënë ditë finale për të! 

Kryetrajneri i KHF Istogut (femrat), Faruk Shala, po merr frymë më lehtë se zakonisht, për faktin se dita e hënë do të jetë edhe dita finale apo vendimtare për të, kur Federata e Hendbollit Evropian pritet që ta pranojë palestrën sportive të Istogut për ndeshjet ndërkombëtare.  

“Palestra e Sportit në Istog është pranë përfundimit, janë intensifikuar punimet që pikërisht para një muaj të zhvillohet ndeshja e parë  me 17 tetor. 

Kryetari i komunës së Istogut z. Haki Rugova në bashkëpunim më ministren për Kulturë Rini dhe Sport znj. Vlora  Dumoshi, sekretarin permanent z.Iber Alaj dhe KHF Istogun ka vendosur që palestra e shumëpritur në Istog të përurohet ditën kur do të zhvillohet ndeshja e rundit të dytë të kupës së Evropës EHF Cup, KHF Istogu - KHF Vushtrria.
 Inspektimi i kushteve infrastrukturore që ofron palestra sipas rregulloreve të EHF-së do të bëhet ditën e diele.

Ditën e hënë pritet që Federata Evropiane e hendbollit të pranoj palestrën e qytetit për ndeshjet evropiane.

Na pret një muaj më shumë angazhim por shpresoj që sëbashku do të arrijmë që gjithçka të jetë gati për datën 17 tetor që do të jetë ditë e shumëpritur për të gjithë qytetaret Istogas, rininë istogase dhe të gjitha klubet sportive ne Istog”, njofton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat