Histori interesante, në vitin 1992 - një incident në ‘Selami Hallaqi’,ishin sulmuar gjyqtarët

Hendboll

Histori interesante, në vitin 1992 - një incident në ‘Selami Hallaqi’,ishin sulmuar gjyqtarët

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:44
Histori interesante, në vitin 1992 - një incident në ‘Selami Hallaqi’, sulmohen gjyqtarët

Histori interesante, në vitin 1992 ndodhi një incident në ‘Selami Hallaqi’, sulmohen gjyqtarët, sidomos në Kampionatin e pavarur të Kosovës në hendboll.

Në muajin qershor te vitit 1992 ne fushën e Shkollës Fillore 'Selami Hallaqi" në Gjilan u zhvillua ndeshja finale e Kampionatit të parë të mëvetësimit të hendbollit të Kosovës. 

Atëbotë në finale u ballafaquan Kastrioti (ish Borci i famshëm) nga Ferizaj dhe Trepça nga Mitrovica, dy skuadrat më të suksesshme kosovare për atë kohë. Fatkeqësisht ndeshja nuk pati përfundim sepse lojtari i KH Trepça Nallbani e sulmoi dyshen e gjyqtarëve Ukë Uka (tani i ndjerë) dhe Musa Alaj, Kastrioti u shpall Kampion i edicionit të parë 1991/92 dhe dy javë pas fitoi edhe Kupën e Republikës së Kosovës që u zhvillua në Kaçanik. 

Duke ju falënderuar një punëtori sportiv por edhe një profesionisti të zejës së fotografit falënderojmë Afrim Kqikun e 'Foto Fari"  legjendar për një fotografi me disa nga protagonistët e ndeshjes finale.

Nga e majta në këmbë: Ukë Uka (gjyqtarë dhe anëtar i Komisionit te garave, tani i ndjerë), Skënder Rogova (sekretar i Komisionit te garave, tani i ndjerë), Musa Alaj (sekretar i përgjithshëm i FHK-së, gjyqtarë dhe anëtar i Komisionit te garave), Mehmet Koro (gjyqtar) Hysein Salihu (gjyqtarë), Fahri Buçinca (anëtar i Komisionit te garave dhe anëtar i Kryesisë së FHK-së) dhe Hamëz Isufi(anëtar i kryesisë së  KH Drita tani avokat).

Ulur: Nazim Biqku (trajner nga Gjilani), prof. Shaip Ismajli (anëtar i kryesisë së KH Drita, tani i ndjerë), Ilir Berisha (trajner nga Prizreni tani më i ndjerë) dhe kryetari i KH Drita Gani Gashi (i ndjerë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat