Shala largohet pas 18 viteve nga Trepça

Hendboll

Shala largohet pas 18 viteve nga Trepça

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:28
Shala largohet pas 18 viteve nga Trepça

Ish hendbollisti Besim Shala, së fundi trajner, konfirmon largimin nga skuadra me renome Trepça nga Mitrovica.
“18 vite me KH Trepça! 

Nga sot nuk jam më pjesë e klubit të qytetit ku kontribuova si lojtar, e këto 2-3 vitet e fundit edhe si trajner.

Që 18 vite, unë nuk kam nënshkruar asnjë kontratë në letër, por atë e bëra me zemër!

Kryetari i tanishëm më ofroi një ofertë për udhëheqjen e gjeneratave të reja, me të cilën nuk e pashë të arsyeshme që të vazhdoj më. Prandaj faleminderit të gjithë atyre që më mbështetën prej vitit 2003 e deri me sot, me të vërtetë do jem gjithmonë mirënjohës.

Kryetarët, trajnerët, lojtar”, njofton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat