EHF ka konfirmuar palestrën e qytetit në Istog për Kupat e Evropës

Hendboll

EHF ka konfirmuar palestrën e qytetit në Istog për Kupat e Evropës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:49
EHF ka konfirmuar palestrën e qytetit në Istog për Kupat e Evropës

Klubi i hendbollit Istogu sot ka pas një ditë të gëzueshme, iu pranohet palestra për ndeshjet ndërkombëtare.

"EHF ka konfirmuar palestrën e qytetit në Istog për Kupat e Evropës.

Kryetari i komunës së Istogut z. Haki Rugova ditë më parë ka vendosur që ndeshja të cilën KHF Istogu e zhvillon më 17 tetor e vlefshme për rundin e dytë të Kupës së Evropës EHF Cup, të zhvillohet në palestren e qytetit në Istog, pas konsultave më përfaqesuesin e KHF Istogut z. Faruk Shala dhe dakordimin më MKRS kryetari kishte vendosur që ndeshja të zhvillihet në Istog, pas disa ditësh angazhimi të përbashkët më drejtoratin për Kulturë Rini dhe Sport duke zbatuar rekomandimet e FHK-së arritëm që t'i përmbushim kriteret e përcaktuara nga Federata Evropiane e Hendbollit EHF.

Andaj tanimë është e sigurt që ndeshja do të zhvillohet më 17 tetor në Istog, në dy ditët e ardhshme do të caktohet edhe ora e zhvillimit të ndeshjes në konsultim me RTV trasmestues të ndeshjes.

Bashkarisht më bashkëpunim të ndërsjellt kemi arritur të bëjmë një punë të shkelqyeshme, ndeshja e 17 tetorit është dita më e lumtur për KHF Istogun sepse për herë të parë jemi më shtëpi", njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat