Aktiviteti i radhës në Istog

Hendboll

Aktiviteti i radhës në Istog

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:43
Aktiviteti i radhës në Istog

Në qytetin e Istogut është mbajtur aktiviteti i radhës i Federatës së Hendbollit të Kosovës në kuadër të Javës Evropiane për Sport.

Mbi 100 fëmijë morën pjesë në stërvitjen e organizuar së bashku me KHF Istogun, komunën e Istogut dhe MKRS-në. Kanë asistuar edhe lojtaret e Istogut, duke përfshirë reprezentueset.

Fëmijët kanë kaluar momente të lumtura derisa kanë mësuar elemente bazike të lojës së hendbollit.

Të kujtojmë që në Istog së shpejti hapet palestra dhe shumë prej fëmijëve që të premten mësuan elemente të hendbollit, do t'i përvetësojnë ato në palestrën që do t'i jap hov sportit në përgjithësi dhe hendbollit në veçanti në këtë rajon sportdashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat