Liga SEHA fillon më 10 tetor me dhjetë skuadra, me sistem ndryshe

Hendboll

Liga SEHA fillon më 10 tetor me dhjetë skuadra, me sistem ndryshe

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 14:43
Liga SEHA fillon më 10 tetor me dhjetë skuadra, me sistem ndryshe

Edicioni i ri i SEHA League do të fillojë në 10 tetor, kështu vendosi menaxhmenti i garave të ligës rajonale.

Ky sezon është ndryshe nga ato të mëparshmit, do të ketë dhjetë skuadra dhe do të janë pa CSKA Moskën dhe ekipin kinez me qendër në Zagreb, Universitetin e Pekinit.

Sipas sistemit të vendosur, ekipet do të ndahen në dy grupe. Ndarja në grupe bëhet gjeografikisht për të shmangur udhëtimet e gjata.

Kampioni maqedonas Vardari do të jetë në Grupin A së bashku me Tatran Presov (Sllovakia), Vojvodinën (Vojvodina), Motor Zaporozhje (Ukraina) dhe Nexe Nasice (Kroacia).

Eurofarm Pelisteri (Maqedonia e Veriut), nga ana tjetër, do të jetë pjesë e grupit B së bashku me ekipet e Veszprem (Hungaria), Zagreb (Kroacia), Meshkov Brest (Bjellorusia) dhe Metaloplastika (Serbia).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat